Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Rreth Nesh

Kush jemi

Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, është një organizate  jo-fitimprurëse, e rregjistruar ne formën ligjore te “Qendrës”, sipas ligjit No.8788 datë 2001/07/05 dhe No.8789 ligjit datë 2001/07/05. Në marrëdhëniet me institucione dhe partnerë të huaj, emërtimi në gjuhën angleze është “The Center for the Study of European Politics for Regional and Local Develepment”,“Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal”.

Qendra  ka për qëllim të forcojë sistemet shqiptare, të zhvillimit lokal, duke favorizuar rrënjosjen dhe konsolidimin e përvojave të zhvillimit lokal, identitetit territorial, kohezionit social, duke krijuar sinergji ndërmjet institucioneve vendore.

Ku ndodhemi
  • Selia e Qendrës ndodhet ne Tiranë,  Rruga “Komuna e Parisit”, Pallatet Alban Tirana, pallati nr. 4.
  • Operativ Office Center është e vendosur në rrugën Ymer Kurti, Qendra Olympia, Kat II, pranë Zyrës së Postës Shqiptare nr. 8 Tiranë
  • Qendra mund të krijojë degë ose filiale të saj në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe jashtë saj.
Çfare bejme

Aktiviteti i Qendrës është multidisiplinare, me një theks të veçantë në DIJE. Objekti i veprimtarisë se Qendrës  “QENDRA E Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal’’ është:

  • Qendra operon në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal. Impenjimi i saj është promovimi i këtyre politikave me qëllim hartimin e strategjive të integruara të zhvillimit, (në kontekstin kombëtar, ballkanik, mesdhetar, evropian dhe global).
  • Qendra propozohet si vendi ku do të promovohen dhe organizohen takime, që trajtojnë temën e zhvillimit të qëndrueshem rajonal dhe lokal.
  • Qendra projekton dhe realizon studime dhe kontribon për krijimin, midis aktorëve publik, privat dhe studjuesve të kësaj fushe, prezent në territor, të një rrjeti të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, dijeve dhe materialeve mbi politikat shumënivelëshe të zhvillimit rajonal dhe lokal në territorin e Republikës së Shqipërisë (gjë e cila nënkupton konsiderimin përvec strategjive dhe politikave të qarqeve dhe njësive përkatëse vendore edhe të Direktivës europiane dhe strategjive kombëtare në këtë fushë);
  • Qendra vendos marrëdhënie me organizata analoge vendase dhe te huaja me qellim shkëmbim eksperience, promovimin e praktikave të mira si dhe mbledhjen dhe prezantimin e rasteve të studimit me interes kombëtar, rajonal dhe lokal;
  • Qendra vepron si një qendër trajnimi dhe sensibilizimi, për persona dhe grupe te interesuara, brenda fushës së aktivitetit te saj. Ajo organizon dhe promovon seminare, takime dhe konferenca në këtë fushë;
  • Qëndra synon një përdorim pragamtik dhe eklektik të teorisë  dhe të evidencës empirike me qëllim, që të promovoj   programimin dhe implementimin e strategjive të përshtatëshme dhe të bazuara mbi karakteristikat e territorit për një zhvillim të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në nivel lokal.
Qeverisja

Qendra integron aftësitë dhe eksperiencën e stafit të saj (staf, anëtarë bordi dhe anëtar të komitetit shkencor ) dhe përdor metodologji të avancuara dhe inovative, me qëllim elaborimin e studimeve kërkimore të një niveli të lartë , duke u ofruar shërbime mbështetjeje për vendimëmarrësit politikë dhe aktorëve të zhvillimit.

Puna e Qendrës bazohet në kontributin e kapaciteteve të saj të brendëshme (staf, Bordi drejtues, Komiteti shkencor) të cilët janë të përfshirë në aktivitetet sipas fushave të tyre specifike të ekspertizës si dhe në një rrjet të gjerë të ekspertëve të jashtëm, në dispozicion në varësi të objektit dhe specifikave të secilit aktivitet. Qëndra bashkëpunon ngushtë me njësitë e tjera prezente në territor dhe ka qasje në një numër të madh të akademikëve dhe profesionistëve të nivelit të lartë, si në Shqiperi ashtu dhe në vendet e tjera.

Organet drejtuese të Qendrës

Bordi drejtoreve

Skerdi Dafa Kryetar i Bordit te Drejtoreve CV
Erik Skendaj Anetar i Bordit te Drejtorave CV
Florida Grosler Anetare e Bordit te Drejtorave CV

Komiteti shkencor

.Prof. Kosta Barjaba

Akademik
Prof.Aco. Mira Shehu

Bashkëpunëtor i Kërkimeve Postdoktorale pranë MEM - Universiteti Drexel, US.

 

Luiza Hoxhaj 
Drejtore ekzekutive 
Eksperte në kërkimin me tematikë mbi zhvillimin rajonal dhe lokal CV