Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Seminari_Edukim për qytetari globale dhe të qëndrueshme

Java e kaluar ishte intensive per qendren e Studimit te Politikave Evropiane per zhvillimin Rajonal dhe Lokal.

Nisi me zhvillimin e seminarit on line, mbajtur më dt 29.03.2022: "Edukim për qytetari globale dhe të qëndrueshme", nga Luiza Hoxhaj, në kuadër të projektit Achieve, financuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të Programit Evropa për Qytetarët. Në sistemin aktual, nevojitet një ndryshim paradigme. Ekziston nevoja që interesat personale të konvergojnë drejt interesit kolektiv; është e nevojshme të kombinohet kritika me praktikën e transformimit, pra të veprohet për të transformuar realitetin.

Ne duhet t'i edukojmë të rinjtë për vlerat evropiane, qytetarinë globale dhe një jetë të qëndrueshme: të gjitha mundësitë që arsyetojnë për mirëqenien e komunitetit për të pasur primatin e politikës mbi ekonominë, bashkëpunimin mbi konkurrencën. Kjo përfshin ndihmën e studentëve për të kuptuar dhe vlerësuar të drejtat e njeriut dhe sfidat e përbashkëta globale, në mënyrë që të bëhen qytetarë të angazhuar.

Me pak fjalë, ne duhet të jemi të përkushtuar, të ndihemi të përfshirë në zgjedhjet që bëjmë çdo ditë dhe të marrim përgjegjësi për veten tonë.

Seminari u ndoq përgjatë 2 orëve nga 25 studentë si dhe 10 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në fushën e edukimit qytetar.