Error message

Deprecated function: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters në drupal_get_feeds() (rreshti 394 i /home2/crlds/public_html/includes/common.inc).

CRLDS merr pjesë në Evenimentin Virtual Shumëpalësh në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (HLPF 2026)

Më 10 korrik 2026, Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal (CRLDS Albania) pati kënaqësinë të ishte pjesë e një Evenimenti Virtual Shumëpalësh në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (UN HLPF 2026), organizuar nga AlterContacts.

Evenimenti me titull:

“Closing the Skills Gap for the 2030 Agenda: Lessons from EU Transnational Partnerships”
(“Mbyllja e Boshllëkut të Aftësive për Axhendën 2030: Mësime nga Partneritetet Transnacionale të BE-së”)

mblodhi së bashku organizata dhe aktorë të ndryshëm për të diskutuar mbi rolin e arsimit, zhvillimit të aftësive dhe partneriteteve shumëpalëshe në përshpejtimin e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), veçanërisht në kuadër të objektivave të rishikuara gjatë HLPF 2026.

Gjatë eventit u prezantuan pesë projekte Erasmus+ të financuara nga Bashkimi Evropian, të cilat ofruan shembuj konkretë dhe modele të ripërsëritshme mbi mënyrën se si bashkëpunimi transnacional, shkëmbimi i njohurive dhe zhvillimi i kapaciteteve mund të kontribuojnë në krijimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Për CRLDS, pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për të forcuar dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer përvoja dhe për të identifikuar hapësira të reja bashkëpunimi në kuadër të iniciativave të ardhshme evropiane.

Si një organizatë e angazhuar në zhvillimin rajonal dhe lokal, qeverisjen shumë-nivelëshe dhe forcimin e rolit të komuniteteve në proceset e zhvillimit, CRLDS e konsideron partneritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve publikë, privatë dhe të shoqërisë civile si një element kyç për përmbushjen e Agjendës 2030.

Pjesëmarrja jonë në këtë forum ndërkombëtar është një hap i mëtejshëm në rrugëtimin e CRLDS drejt një angazhimi më të fuqishëm në platformat globale të zhvillimit të qëndrueshëm. Ne vlerësojmë veçanërisht bashkëpunimin me AlterContacts, një partner mbështetës në rrugëtimin tonë drejt akreditimit pranë Kombeve të Bashkuara dhe forcimit të rolit të CRLDS në dialogun ndërkombëtar për Agjendën 2030.