Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

CRLDS Albania në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë

CRLDS Albania në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë, zhvilloi ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në kuadër të projektit Docpie, aktivitetin lokal me temë: "Qytetaria Aktive dhe Edukimi i Vullnetarizmit". Projekti Docpie është një projekt i financuar nga Programi Europa për Qytetarët. Ky projekt, ku CRLDS është partner bashkon 15 organizata, universitete dhe bashki nga 13 vende europiane. Pas prezantimit  të  Dr. Luiza Hoxhaj u zhvillua një diskutim aktiv me pjesëmarrësit, mbi temën e referuar. Të rinjtë sollën, gjithashtu, përvojat e tyre, u treguan histori suksesi, nevojat për ta zgjeruar dhe promovuar vullnetarizmin. Ndërhyrjet e z. Ilir Nikaj, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Rinore Vlorë ndihmuan në orientimin e diskutimit në terrenin lokal. U evidentua qartë gjithashtu edhe  domosdoshmëria e qasjes ndaj një modeli të vullnetarizmit. Fakti që takimi përkonte edhe me 65 vjetorin e krijimit në Kalkuta të misionit bamirës prej Nënë Terezës, nuk mund ta linte jashtë diskutimit humanisten e madhe.

Qendra jone falenderon partnerin tone lokal ne kete projekt: Qendren Rinore Vlore per mikpritjen dhe organizimin e ketij aktiviteti.