Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Forumi i 2-të i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal

Title: "Çfarë të ardhmeje për Ballkanin Perëndimor? Një vizion nga perspektiva lokale dhe rajonale "
Date: 30 Nëntor-2 dhjetor-2017
Vendi: Universiteti Ismail Qemali i Vlorës

Qëllimi kryesor i forumit është të promovojë një qasje evropiane mbi zhvillimin rajonal dhe lokal përmes nxitjes së shkëmbimit të ideve, reflektimeve dhe perspektivave, duke inkurajuar akademikët të marrin më shumë informacion të plotë mbi çështjet e "botës reale" dhe hartuesit e politikave duke përdorur atë që del nga debati akademik si dhe përmes nxitjes së pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe shkencore si mjet për një të ardhme më të mirë të përbashkët në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Forumi do të bashkojë një grup figurash të shquara, akademikë, studiues, personalitete mediash, aktivistë socialë, liderë opinionesh dhe krijues të politikave nga Ballkani Perëndimor, të cilët do të sigurojnë - përmes perspektivave ndërdisiplinore dhe ndërkombëtare - një forum për debatin rajonal me qëllim krijimin e shkëmbimin e njohurive dhe diskutimeve mbi çështjet që rrethojnë kërkimin dhe politikën e zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, për të sfiduar modelet ekzistuese dhe diskurset e zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal, për të adresuar sfidat aktuale politike dhe për të ofruar zgjidhje për shfrytëzim më të mirë të lëvizshmërisë njerëzore.

Forumi pritet të kontribuojë në një kuptim më të mirë të perspektivave të zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal në hartimin, monitorimin dhe zbatimin e politikave përkatëse dhe për të prodhuar një sërë rekomandimesh për të përmirësuar kapacitetet e territorit. Rekomandimet do t'i dorëzohen një grupi të partnerëve strategjikë të caktuar për ndjekjen e nevojshme dhe do të publikohen në faqen tonë të internetit për kë interesohet në këtë fushë.

Megjithëse fokusi rajonal është në Ballkanin Perëndimor, ne inkurajojmë parashtrimet dhe pjesëmarrjen e studiuesve dhe praktikuesve që punojnë edhe në rajone të tjera, meqë përvoja e tyre
mund të jetë shumë e dobishme për rajonin tonë dhe rajoni ynë do të jetë më tërheqës. Kjo do të jetë një mundësi për të sjellë së bashku përvoja, hulumtime dhe zëra nga e gjithë bota.

Për informacion & Regjistrim:

Rregjistrohu

Pjesëmarrja në Forum është pa pagesë, por regjistrimi është i detyruar

*Afati per rregjistrim & Aplikim : 25 Nentor, 2017

Shkarko programin

For Enquiry & Registration: sekretariaFoRLED@crlds.org