Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Përvjetor i katërt i Qendres

Katër vjetë më parë, më 04/05/2012, nisi zyrtarisht rrugëtimin Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal. Në këto katër vite Qendra është rritur, ka zgjeruar aktivitetin dhe bashkëpunëtorët. Ka vendosur partneritete me aktorë të rëndesishem,vendas dhe në nivel ndërkombëtar, nga sektori publik dhe privat, nga bota akademike apo ajo e kërkimit shkencor dhe në terren. Jemi bërë pjesë e programeve të ndryshëm europian si: "Europa për Qytetarët", "Erasmus+", "Territorial Cooperation", “Interreg Europa”, etj,. Kemi marrë pjesë apo kemi qenë pjesë, si partner, në organizimin e konferencave të ndryshme ndërkombëtare, në seminare apo evente të ndryshme shkencore dhe kulturore. Qendra me ekspertët e saj është bërë pjesë e proceseve të vlerësimit të programeve apo projekte të ndryshme në nivel evropian si dhe në studimin e vlerësimit të qëndrueshmërise së qyeteve evropiane dhe rankimin e rolit te 25 indikatorëreve më ndikues në të.

Felenderimi ynë shkon për gjithë kontribuesit , mbështetësit dhe pjesëmarrësit në eventet tona. Pa ata ky projekt nuk mund të merrte jetë. FALEMINDERIT!

Një falenderim i vecantë i shkon Znj. Mercedes Bresso, ish Presidente e Komiteti të Rajoneve, pranë Komisionit Europian, e cila u bë nxitësja, inkurajuesja dhe mbështetësja e parë e projektit tonë.