Edicioni i II-të i Institutit për Vajzat dhe Gratë në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare

Organizues: Qendra për Studime të Zhvillimit Rajonal dhe Lokal (CRLDS)

Vendi: Grand Hotel, Tirane

Koha: 01 Jenuary- 30 Nentor 2021

Financues: Ambasada e SHBA në Shqipëri (Me mbështetjen        financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së ShBA në Tiranë)

Objektivi i përgjithshëm: fuqizimi përmes njohurive dhe zhvillimi i gjeneratës së ardhshme të vajzave / grave, si kontribuese proaktive në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Konteksti

Instituti për Vajzat dhe Gratë në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare është një program trajnimi 4 ditor. Ky program është frymëzuar nga Study of the U.S. Institute for Scholars on U.S. National Security Policymaking dhe vjen si një nevojë për të kontribuar përmes njohurive në fuqizimin e vajzave/grave dhe rritjen e angazhimit të tyre për një politikë më të mire të Sigurisë si dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar dhe rajonal për rëndësinë e forcimit dhe mbështetjes së NATO-s.

Instituti për Vajzat dhe Gratë në Politikat e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, përmes leksioneve nga profesorë të njohur vendas e të huaj si dhe debateve që do të zhvillohen me ekspertë të nivelit të lartë nga Ambasada amerikane, BE, NATO, Ministria e Mbrojtjes etj., do të ofrojë njohuri teorike dhe praktike mbi procesin e politikëbërjes në fushën e Sigurisë dhe aktorët që japin kontribut në formësimin e politikave të sigurisë; natyrën e kërcënimeve ndaj sigurisë, rolin e NATO-s dhe sfidat me të cilat ajo përballet në 70-vjetorin e themelimit.

Target grupi:

a)     të diplomuara në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Rajonale politike

b)     studente të ciklit të dytë të studimeve (master) në Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime Rajonale politike ose

c)     doktorante apo studiuese të reja (doktore shkencash) në fushat e mësipërme apo të ngjashme me to.

Pjesëmarrës:

20 Gra dhe vajza nga Shqipëria dhe Kosova

Programi i Institutit përfshin tre module kryesore:

  1. Procesi i formësimit të politikës së sigurisë, roli i aktorëve të ndryshëm në hartimin e kësaj politike duke ofruar përvoja të ndryshme (rasti i SHBA-së, BE- së, Shqipërisë).
  2. Analiza e mjedisit kombëtar, rajonal dhe global të sigurisë, duke u fokusuar kryesisht në fenomenin e migracionit dhe terrorizmit.
  3. Roli i NATO-s, ndryshimi i konceptit të saj strategjik në 70 vjet që nga themelimi i saj dhe sfidat aktuale.

Në përfundim të këtij programi trajnimi ato u paisën me një çertifikatë për kryerjen me sukses të tij në një ceremoni të vecante.

Prezantimet dhe ceremonia e dorezimit të certifikatave u organizuan në ambjentet e Hotel White Haus në Berat.

Buxheti i përgjithshëm: 13,894 dollarë

Mbështetje financiare e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës Amerikane në Tiranë në shumën: 10,734$

Bashkëfinancimi i CRLDS: 2250 dollarë