Forumi i 4-tët i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal

Vendi: Vlorë.
Koha: 08/12/2021 – 10/12/2021.
Organizator: Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal - CRLDS Shqipëri.
Partner: Universiteti Ismail Qemali i Vlorës, Këshilli Rajonal i Vlorës, Shoqata Shqiptare e Rajoneve dhe Bashkia Vlorë, Universiteti i Padovas.
Mbështetës financiar: SDC
Nga 21 deri më 22 Dhjetor, 2021 u zhvillua “Forumi i Tretë i Ballkanit Perëndimor mbi Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Lokal”, në qytetin Vlorës, Shqipëri.
Forumi mblodhi më shumë tridhjete folës nga 15 vende, ndër të cilat akademikë dhe praktikantë nga Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Mali I Zi, Serbia, Croacia, Kosova, Rumania, Italia, Belgjika, Hollanda, Zvicra, Maqedonia dhe UK në sallen “Magna Carta” të Universitetit Ismail Qemali të Vlorës.
Forumi u nderua nga prania e Prefektit të Vlorës dhe atij të Beratit, Kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe Kryetares së Bashkisë Dimal, Kryetarit të Qarkut Tiranë si dhe Drejtorit të Përgjithshem te Agjensisë së Qeverisjes Vendore.
Forumi u organizua nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Rajoneve, Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, Këshillin Rajonal të Qarkut Vlorë, Bashkinë Vlorë, Qendrën Rinore Rajonale të Vlorës dhe u zhvillua nën patronazhin, mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik të shumë organizatave ndërkombëtare, europiane dhe të Ballkanit Perëndimor si OECD, Ersa, RSA, Rrjeti i Ballkanit Perëndimor etj.
Edicioni 2021 u mbështet nga SDC.
Ju mund te konsultoni dokumentet në vijim:
- Mund të shihni folësit dhe momente të Forumit përmes imazheve: Kliko këtu
- Për më shumë rreth edicionit të tretë të forumit kliko këtu.
- Njihu me raportin e FoRLEd 2018, duke klikuar këtu.
Organizator
Me mbeshtetjen e:
Partner: