Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Friendly World Café

Ishte një ide shumë e mirë të organizohej në ambientet e Hotel Kraal në Vlore,  gjatë FORLED 2023 një “Friendly World Café” me të rinjtë me temën "Qytetarë të rinj aktivë për zhvillim të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor", gjatë FORLED 2023. Kjo siguroi një forum të bukur për diskutime të hapura dhe ide novatore.

Atyre iu bënë disa pyetje:

1. Si mund të kontribuojnë të rinjtë në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit/zonës së tyre?

2. Sipas mendimit tuaj, cilat janë sfidat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor?

3. Çfarë nismash mund të ndërmerren nga komuniteti rinor për të përmirësuar mjedisin e tyre?

4. Cilat janë nevojat kryesore të komunitetit tuaj që mund të adresohen përmes projekteve të qytetarëve të rinj?

5. Si mund të promovohet pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimmarrjen lokale dhe qendrore?),

të cilat u përdorën për organizimin e eventit, si dhe u formuluan disa rekomandime, të cilat u plotësuan më tej gjatë zhvillimit të FORLED 2023 në ditët në vijim.