Projekti "CRDLS Albania International Lectures" (CAIL)
CRDLS Albania International Lectures (CAIL) janë një cikëel leksionesh për të sjellë në Shqipëri protagonistë të mëdhenj të botës shkencore dhe financiare ndërkombëtare.
Kjo është gjithashtu një prej rubrikave, e cila ka vulën e Qendrës së Studimit të Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal. Kjo rubrike do te jete permanente dhe e nderthurrur me disa projekte te tjera, varesisht nga tematika qe mbulojne, por edhe ne forme leksionesh te vecanta publike.
Me keto takime, te prurjeve nderkombetare, te nje niveli te larte shkencor dhe kulturore, CRDLS kandidohet edhe njehere si interlokutore e besueshme dhe prestigjoze edhe ne nivel nderkombetar, duke u ofruar pedagogeve, studenteve, ndermarrjeve dhe qytetareve mundesine e hapjes se nje dritareje të re në botën e dijes, duke demostruar, ndërkohë, potencialin dhe vlerën e shtuar të krijuar nga kjo qendër. Çfarë është thelbësor në këtë projekt, ka të bëjë me faktin se menjëherë pas ligjëratës fillon debate në temën përkatëse. Në periudhën e ardhshme këto diskutime intensifikohen në Workshope tematike.
Promotore e projektit është Qendra jonë (CRLDS Albania. Në varësi të rajonit ku zhvillohen leksionet dhe dialogu për temat respektive Qëndra ndërton partneritetet përkatëse.
Ky cikël është inaguruar nga i ftuari ynë i vecantë: Profesor Alexander Carnera, Copenhagen Business School, me dy leksionet e hapura të zhvilluara në qytetin e Vlorës, në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me datë 6 Nëntor 2012 , që janë:
1. Leksioni i I-rë me temë: “Ekonomia e kulturës, inovacioni dhe kreativiteti”
2. Leksioni i II-të me temë: “Menaxhimi i qytetit dhe hapesirës”
Këto dy leksione u zhvilluan në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës dhe Bashkinë e Qytetit të Vlorës.
Vendi ku u zhvilluan: Hotel Internacional Vlorë
Target grupi i synuar student dhe pedagogë të Universiteti të Vlorës, përfaqësues të Administratës lokale, artistë si piktorë, skulptorë, poet, shkrimtarë, arkitektë , personalitete të spikatur të jetës së qytetit, shoqëria civile, media.
Për vitin 2014 QENDRA në përmbushje të prioriteteve të saj për vitin 2014, ku dy nga shtyllat themelore jane “Kultura” dhe “Ekonomia e Dijes”, si dhe në zbatim të planit të aktiviteteve rihapi serin e Leksioneve të hapura, duke vijuar me dy leksione të tjera:
3. "Kreativiteti dhe dështimi. Artizanati, Arti dhe “ethos” i të mësuarit ".
Leksion i hapur me Prof Alexander Carnera, Copenhagen Business School. Bashkëpunim i Qendrës me Universitetin e Arteve të Tiranës dhe Departamentin e Dizajnit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Target grupi i synuar: Studentë dhe Pedagogë të Universitetit të Arteve të Tiranës, të departamentit të Dizajnit dhe fakultetit të arkitekturës të Universitetit Politeknik të Tiranës si dhe punonjës të institucioneve kulturore të kryeqytetit.
Vendi dhe koha e zhvillimit: Salla “Lektorium” e Universitetit të Arteve Tiranë. Dt 12/05/2014
4. “Foucault dhe biopolitika. Nga pushteti tek etika?”
Bashkëpunim ky i Qendrës me Universitetin e Tiranës.
Ky leksion u mbajt më dt 13/05/2014 në sallën “Blu” Fakulteti i Shkencave sociale, Departamenti i Filozofisë.
CAIL do te vijojë edhe me shumë të ftuar të tjerë, nga Universiteti i Padovas, “Ca-Foscari” i Venecias etj. Leksionet e tjera do të njoftohen rast pas rasti.