Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home2/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Rrjedhja e trurit: një rrugë pa kthim apo një kthim për Shqipërinë?

Nga Edlira Cepani
Brain Drain (Rrjedhja ose largimi i Trurit) është një nga fenomenet që kanë prekur shumë vende të botës, në periudha dhe situata të ndryshme dhe si në të gjithë vendet, edhe në Shqipëri, fenomeni i largimit të trurit ka filluar në një periudhë ndryshimesh për vendin.

Që prej viteve ’90, qindra mijëra shqiptarë, janë larguar nga Shqipëria për të kërkuar një jetë të re, një të ardhme tjetër, një shkollim më të mirë. Rreth 26.000 të rinj studiojnë aktualisht jashtë vendit, mijëra të tjerë janë të diplomuar e të punësuar në vende të ndryshme e ndonëse fenomeni i largimit të trurit nuk përfshin vetëm të rinjtë, për kombin më të ri në Evropë, ata janë një nga pjesët më të rëndësishme për një zhvillim optimal të vendit.

Të rinjtë shqiptarë marrin një eksperiencë ndryshe, jetojnë në një ambient ndryshe, bashkëjetojnë me një kulturë ndryshe, duke përfituar kështu një mënyrë globale të jetuari, një vizion të gjerë të zhvillimeve ndërkombëtare e të pozicionit të Shqipërisë në to. Ata bëhen përfaqësuesit më të mirë të Shqipërisë jashtë vendit dhe urat më të forta lidhëse të Shqipërisë me botën. Vlerat dhe eksperiencat e fituara prej tyre, janë një aset i rëndësishëm për Shqipërinë, ndaj këta të rinj, mund të konsiderohen si një nga faktorët më të domosdoshëm për rigjenerimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.

Një sërë iniciativash janë ndërmarrë gjatë viteve të fundit për të lehtësuar kthimin e të rinjve, punësimin e tyre, re-integrimin në Shoqërinë shqiptare, për të krijuar ura komunikimi e infrastrukturën e nevojshme për përfshirjen e këtij potenciali të madh për zhvillimin e vendit e në fakt shifrat flasin për rritje të numrit të të rinjve të diplomuar jashtë që kthehen ne atdheun e tyre.