Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home2/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Te rrime apo te ikim – dilema e se ardhmes

Nga Zamira CAVO
Dilema që qëndron sot mes të rinjve: të rrimë apo të ikim jashtë për të gjëtur punë, është për vendin tonë, dilema e së ardhmes.  A do rigjenerojmë dot risurse të mjaftueshme për të ardhemn e  Shqipërisë apo Shqipëria do të shndërroeht në risurs për të huajt?

Duke si paradoksal ky shtrim i problemit, por është në fakt një problem ndër më madhorët e shoqërisë sonë.

Pse e them këtë? Shqipëria ka dy burime të mëdha për zhvillimin  e saj perspektiv, burime që  vendet e tjera do ti kishin lakmi. E para është mjedisi ynë gjeografik, por edhe gjeopolitik. Resurset natyrore e bëjnë të “pasur” vendin edhe në perspektivë. Së dyti; burimi i kapitalit human është në kulmin e lulëzimit. Shqipëria është vendi me popullsi të re në Europë, ndaj dhe për shumë kohë fuqia e saj punëtore, burimet e saj humane, do jenë  mundësia më e madhe e zhvillimit të vendit.

Pra për të dy këto arsye, punësimi i të rinjve, mbajtja e tyre këtu, përbën një problem madhor për politikën shqiptare.

Po përse them “mbajtja e tyre këtu”?

Sot të paturit e një popullsie te re është një privilegj i madh për vendet e Europës që po shkojne me shpejtësi drejt plakjes së popullsive të tyre. Ndaj nevoja për të rinj është e madhe nga këto vende.

Nga ana tjetër ; në epokën e globalizmit, ku lëvizja e lirë i mundëson të rinjve rrugë të reja jashtë vendit dhe punësime  të përkthyera në vlera të konsiderueshme materiale, largimi i të rinjve të mësuar e të aftë, bëhët dukuri e pashmangshme.  Pra egziston një kontradiktë e madhe mes tërheqjes që vendet e tjera i bëjnë resurseve te reja njerezore dhe,  nevojës për ti përdorur brënda vendit ato. Këto dy forca që në të ardhmen do të veprojnë me  më shumë forcë, do të përcaktojnë edhe zgjidhjen e dilemës së shtruar më sipër: Sa do jemi  të aftë Ne;si shoqëri, si qeverisje e politikë, tu krijojmë të rinjve, e sidmos talenteve një klimë miqësore, të ngrohte dhe pak a shumë të njëtë me atë që i ofron Bota?!!!!

Për të dyja arsyet nevoja  për Politika të tilla që të favorizojnë qëndrimin në Shqipëri të të rinjve që janë këtu, por edhe të atyre që kanë studiuar jashtë, merr një rëndësi të dorës së parë. Bota nuk e ka më luksin të largojë rininë nga vend i vet! Ne akoma edhe më shumë nuk e kemi këtë luks.

Mendoj se pavarësisht problematikave të mëdha që ka vendi ,fokusimi tëk të rinjtë e talentuar në vecanti përbën një detyrim objektiv të shoqërisë.

Cfarë duhet bërë:

  • Objektivi i parë ka të bëjë me njohjen e gjenjdes reale. Sot nuk kemi në Shqipëri asnjë të dhënë të saktë që të na mundësojë  sa studentë kemi që studiojnë jashtë vendit, sa kanë mbaruar dhe ku janë. Sa të rinj shqiptar kemi të punësuar jashtë vendit, në institucione të rëndësishme , në botën akademike, në organizma të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në dhe pse kemi folur gjatë për rëndësinë e tërheqjes së të rinjve në Shqipëri, sërish ia këmi lënë  studimin e gjendjes vetëm disa ojf-ve . Duhen të dhëna të sakta dhe një projekt madhor për të gjithë këtë fashë të rinjsh që studiojnë jashtë vendit. Duke patur një data baze te afërsuar me realitetin do dimë të ndërtojmë edhe politika reale për ti ofruar këtyre të rinjve mundësitë tona.
  • Po në këtë kuadër, lipset të ndalmi në instrumentet që mundësojnë zbulimin e talenteve. Instrumente të tilla bota ka kohë që i përdor. Ne ia kemi lënë në dorë spontanitetit. Ndaj e vlerësoj  shumë këtë projekt që ndihmon sado pak për të krijuar një mjedsi njohës për këta të rinj. Konkurset, ëebsitet, thirtjet për projekte, ndihma e organizatave të të rinjve të shtria në botë, krijimi i rrjeteve të tyre, janë padyshim një hap i rëndësishëm që mundëson njohjen e situatës.
  • Objektivi i dytë ka të bëjë më krijimin e një mjedisi miqësor ndaj të rinjve .Kjo do të thotë rikthimi I besimit te të rinjtë për të ardhmen e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithcka që ata të ndjehen mirë dhe të kuptojnë se shoqëria I ka në qendër të vëmëndjes. Sepse realiteti na tregon:
    Vetëm për tremujorin e fundit të vititi 2013 rezulton se :
    Te meshkujt papunësia  në tremujorin e tretë të vitit 2013 është pranë nivelit 19%, ndërsa te femrat në shkallën 13.4%. Akoma më shqetësuese janë të dhënat për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç, ku mbi 30% e meshkujve dhe afro 22% e femrave janë të papunë.
    Pra papunësia ndër të rinjtë është shumë e lartë.
    Në Shqipëri mosha e mesme është më pak e riskuara nga papunësia . Shkak është një llojë qëndrueshmërie profesionale dhe angazhimi politik. Por nëse i shtojmë këti fakti dhe nevojën për të rritur moshën e daljes në pension, rritet risku i papunësisë te të rinjtë ,që sigurisht janë pa përvojë. Për këtë arsye del nevojë e domosdoshme krijimi i mjedisit besues dhe shpresëdhënës për të rinjtë. Kjo kërkon politika të qëndrueshme që kanë të bëjnë me jetën  dhe kushtetet e jetesës së të rinjve. Ka nevojë për tu rigjeneruar disa politika sociale që krijojnë mundësi aktivizimi  te të rinjtë.Një mjedsi i ngrohtë social një mundësi e dhënë për një “kalim kohe të mencur” e ul në 40% ndjenjën e pasigurisë tek të rinjtë. Kjo do të thotë se me këto politika për krijimin e një mjedisi miqësor, ulet ndjeshëm edhe “dëshira” për të braktisur vendin.
  • Objektivi i tretë ka të bëjë më gjetjen e një qasje të re mes formimit të tyre edukativ dhe nevojës së tregut për punë. Profesionet dhe edukimi profesional merr një rëndësi primare në të gjithë politikën e uljes së papunësisë së të rinjve por edhe në gjetjen e talenteve. Nje edukim sa më bashkëkoro e profesional mundëson një ridimensionim të tregut të punës. Por kjo do kohë dhe shumë punë për ti ofruar të rinjtë drejtë profesioneve. Ka një rrugë që lihet jashtë vëmdnjes së të përditshmes. “Takova  një talent” duhet të jetë moto e një lëvizje gjithpërshirëse. Me të gjitha instrumentet që disponojmë ne duhet ti orjentojmë të rinjtë drejt idese: Në kohën e sotme prevalon  talenti mbi cdo llojë nevoje tjetër! Nje I ri I talentuar që ka ku të tregojë hobin dhe talentin e tij, që nxitet të punojë në këtë fushë ka, ( sipas studimeve) dhjetë herë më shumë mundësi se sa një I ri I zakonshëm me një kualifikim arsimor të gjatë. Të rinjtë duhet të kuptojnë se sot nuk vlen diploma por talenti për të gjetur vendin në botën e sotme globale dhe dixhitale.