Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? në include_once() (rreshti 1387 i /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

Qielli është në duart tona

Në dt 26 Maj 2016, në ambjentet e Hotel Tirana International, Salla Balsha në Tiranë Qendra e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillim Rajonal e Lokal organizoi një konferencë mbi vlerat dhe rëndësinë e figurës së Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu në prag të shenjtërimit nga Vatikani.

Ky projekt kuptimplotë e ka zanafillën e tij tek një prej rubrikave më të njohura të Qendrës sonë: Leksione Ndërkombëtare të Qendrës CRLDS.

 Ky forum lektrimi është pjesë e projektit të Qendrës  të titulluar sipas një prej shprehjeve të Nënë Terezës:

                                                      “Qielli është në duart tona”

Siparin e projektit, që është ndërkohë edhe eventi i parë në vendin tonë përpara shenjtërimit të Nënë Terezës e celi Dr. Gëzim Alpion, nga Universiteti i Birmingamit i Britanisë së Madhe, i cili mbajti leksionin publik “Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjtërimit”.

Në një mori detajesh të kësaj figure të njohur, ai tërhoqi vëmendjen e një auditori të larmishëm me studentë, klerikë dhe diplomatë, qytetarë, studiues dhe besimtarë.

 Dr. Alpion ka studiuar në Universitetin e Kajros dhe mbrojti doktoraturën në Angli, ku ishte lektor në disa universitete, para se të emërohej në Universitetin e Birminghamit. Dr.Alpion beson se është me rëndësi që për Nënë Terezën dhe figura me përmasa të tilla të diskutohet sa më shumë me të rinjtë universitarë.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Dr Gëzim Alpion me Qendrën e Studimit të Politikave Europiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal, pas atij të 16 Prillit 2015 kur mbajti Ligjëraten: "Përse i nevojiten intelektualët publik Shqipërisë".

Leksionit Publik të dr.Alpion iu bashkuan  në Forumin në vijim me kumtesa edhe studiues të tjerë si prof. Përparim Kabo, dr.Nevila Nika dhe Don. Gjergje Mete, të cilët theksuan aspekte të veçanta të veprimtarisë humanitare të Nënë Terezës, i pari besimin e saj të lartë fetar dhe e dyta lidhjen e saj me kombin shqiptar. Ndërkohë që Don. Gjergje Mete foli rreth mënyrës se si duhet përdorur pa u komercializuar ky moment i vecantë për Nënën e dashurisë, të gjithë shqiptarëve dhe mbarë njerezimit.

Këtë radhë Leksioni publik, referuar edhe faktit që bëhet fjalë për një figurë madhore si Nënë Tereza, vjen i kombinuar me element të tjerë si:

  1. Shfaqja e një filmi dokumentar mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës, me skenarist z. Petrit Rukaj dhe rregjisor Z. Kujtim Gjoni;
  2. Legjërimi i Dr. Gëzim Alpion, nga Birmingham University, UK me temë: "Nënë Tereza: Sfidat e studimit para dhe pas shenjtërimit".
  3. Një panel diskutimi me akademik dhe klerik, të cilët diskutuan mbi dimensione të ndryshme të figurës së Nënë Terezës, i përbërë nga Prof. Përparim Kabo, Prof.Dr. Nevila Nika, Don. Gjergj Mete dhe Dr. Gëzim Alpion, i moderuar nga Luiza Hoxhaj.
  4. Komente&Pyetje& Përgjigje 

Seminar mbi përdorimin e figurës së San Terezës si një model frymëzues për shqiptarët.
Hartimi i një manuali për nxënësit e shkollave.

Partneri kryesor: Qendra për Studimin e Politikave Evropiane mbi Zhvillimin Rajonal dhe Lokal- CRLDS Albania

Partner:

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli