Error message

Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in include_once() (line 1387 of /home/crlds/public_html/includes/bootstrap.inc).

CAIL Project - CRDLS Albania International Lectures

CRDLS Albania International Lectures (CAIL) jane nje cikel leksionesh per te sjelle ne Shqiperi  protagoniste te medhenj te botes shkencore dhe financiare nderkombetare. Ky cikel eshte inaguruar nga i ftuari yne i vecante: Profesor Alexander Carnera, Copenhagen Business School, me leksionet e hapura te zhvilluara ne qytetin e Vlores, te organizuara nga Qendra jone , ne bashkepunim me Universitetin e Vlores dhe Bashkine e Qytetit te Vlores, ne kuadrin e festimeve te 100 Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, me 6 Nentor 2012. CAIL do te vijoje edhe me shume te ftuar te tjere. Me keto takime, te prurjeve nderkombetare, te nje niveli te larte shkencor dhe kulturore, CRDLS  kandidohet edhe njehere si interlokutore e besueshme dhe prestigjoze edhe ne nivel nderkombetar, duke u ofruar pedagogeve, studenteve, ndermarrjeve dhe qytetareve mundesine e hapjes se nje  dritareje te re ne bote, duke demostruar, nderkohe,  potencialin dhe vleren e shtuar te krijuar nga kjo qender.

Kjo eshte gjithashtu nje prej rubrikave e cila ka vulen e Qendres se Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal.  Kjo rubrike do te jete permanente dhe e nderthurrur me disa projekte te tjera, varesisht nga tematika qe mbulojne, por edhe ne forme leksionesh te vecanta publike.

Sic ju kishim para njoftuar QENDRA ne permbushje te realizimit te prioriteteve te saj per vitin 2014 si dhe ne zbatim te planit te aktiviteteve rihap serin e Leksioneve te hapura nen rubriken “International lecture”.

Per vitin 2014 kjo rubrike celet me dy leksionet perkatesisht ne datat 12 dhe 13 Maj si me poshte:

Me dt 12.04.2014 Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes ju fton ne:

Leksion i hapur me Prof Alexander Carnera, Copenhagen Business School:

“Foucault dhe biopolitika. Nga pushteti tek etika?”

  1. Pjesa e pare 45 minuta: Foucault dhe biopolitika.
  2. Pjesa e dyte 45 minuta: Nga pushteti tek etika?
  3. Dialog

Ky leksion do te mbahet ne sallen Blu  Fakulteti i Filozofise.


Me dt 13.05.2014 Qendra e Studimit te Politikave Europiane per Zhvillimin Rajonal dhe Lokal ne bashkepunim me Universitetin e Arteve Tirane ju fton ne:

Leksion i hapur me Prof Alexander Carnera, Copenhagen Business School:

“Kreativiteti dhe dështimi. Artizanati, Arti dhe “ethos” i të mësuarit“.

I cili do te zhvillohet me rendin e meposhtem:

  1. 45 minutat e para: Hyrje në problemin e krijimtarisë (+ inovacionit sot) dhe artizanatit, perfshi –traditen  si dhe procesin e të nxënit.
  2. 45 minutat e tjera:  etika artistike dhe procesi i të mësuarit dhe deshtimi.  Rasti: Giacometti dhe film: Trier dhe Leth: Pesë Pengesat.
  3.  Pyetje, dialogu. Etj

Ky leksion do te mbahet ne sallen Lektorium te Universitetit te Arteve Tirane.

Alexander Carnera sot punon si pedagog në filozofi, letërsi dhe historinë e ideve në programin e filozofisë dhe të ekonomisë në Copenhagen Business school. Prof. Carnera eshte gjithashtu edhe eseist.    Ai është një shkrues i përhershëm për versionin skandinav të revistës ndërkombëtare “Le Monde Diplomatiqe” ku shkruan në letërsi, art dhe filozofi.

Gjithashtu Alexander Carnera është një shkrimtar imagjinar. Ka botuar katër romane dhe tregime. Shiko Faqen: http://www.alexandercarnera.dk/

Kohët e fundit ka pasur një intervistë gjate me të në rolin e letërsisë në shoqëri. Për njerëzit e interesuar në artikujt e tij anglisht dhe përkthimet, shikoni në faqen kryesore nën titullin: Udgivelser ‘dhe’ Publikationer ‘, Ketu ju mund të shkarkoni ne anglisht artikujt e tij. Ai ka gati per të botuar një kujtim të ri romani kombinuar dhe tregime.

www.alexandercarnera.dk Værker af Alexander Carnera

Klikoni këtu për më shumë informacion mbi CV e Prof. Carneres